Fabrizio Romano: Ende nuk ka diskutime në mes të Chelseat dhe Ronaldos

Ndonëse nuk i ka shumë kohë prejse është mbyllur afati kalimtar i verës, zërat për lëvizje të papritura gjatë muajit janarit kanë marrë dhenë. Një ndër çështjet e diskutuara është kalimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos te Chelsea, lëvizje e cila u pengua nga Thomas Tuchel në verë, transmeton lajmi.net. Tashmë kur trajneri është shkarkuar…

Sport

13/09/2022 17:00

Ndonëse nuk i ka shumë kohë prejse është mbyllur afati kalimtar i verës, zërat për lëvizje të papritura gjatë muajit janarit kanë marrë dhenë.

Një ndër çështjet e diskutuara është kalimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos te Chelsea, lëvizje e cila u pengua nga Thomas Tuchel në verë, transmeton lajmi.net.

Tashmë kur trajneri është shkarkuar dhe në vend të tij ka ardhur Graham Potter, po pritet një qasje tjetër nga londinezët në lidhje me këtë çështje.

Gjithsesi, eksperti i çështjes së transferimeve, Fabrizio Romano, thotë se aktualisht nuk ka bisedimeve në mes të palëve, pasi Chelsea është i zënë në aspekte të tjera.

“Kam kuptuar që nuk ka bisedime në mes të Ronaldos dhe Chelseat, pasi këta të fundit janë të zënë me prioritete të tjera. Është herët për t’i kuptuar synimet e Chelseat për janar”, përfundoi ai. /Lajmi.net/