Fabrika ‘Intertex’ nis eksportin e mbulesave për automjete

Është nisur kontingjenti i parë i mbulesave për automjete, të prodhuara nga Fabrika ‘Intertex’, në Gjakovë.

Lajme

05/05/2015 15:23

Në kontingjentin e parë eksportues janë 2.500 copë mbulesa të tilla, që do të dërgohen në qendrën e kompanisë Trox, në Suedi e cila edhe është investitori e kësaj fabrike në Gjakovë.

Këtë kompani sot e vizitoi edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, e cila u shpreh e lumtur që kjo fabrikë ka fiilaur të eksportoj prodhimet e veta.

“Jam shumë e lumtur që po nisim dërgesën e parë për eksport në Suedi. Duket një hap i vogël, por një simbolikë e madhe për Gjakovën pasi ka filluar të eksportojë dhe njëherit shprehem se jam e sigurt që me hapjen e parkut të biznesit do të zhvillojmë edhe kapacitete tjera” ka pohuar kryetarja e Komunës,

Kurse Ardita Rizvanolli, menaxhere e kompanisë “Intertex” ka bërë të ditur se pas këtij kontingjenti, në javën tjetër do të eksportohen 2.750 mbulesa ndërsa në muajin qershor pritet të dyfishohet kapaciteti i punëtorëve, si dhe kapaciteti i prodhimtarisë së mbulesave, e po ashtu pritet të fillojë edhe linja tjetër e prodhimit që ka të bëjë me prodhimtarinë e jelekëve antiplumb për ushtrinë amerikane.