Fabio Carvalho afër që të nënshkruajë për Liverpool
Liverpooli është afër të nënshkruajë me Fabio Carvalhon nga skuadra e Fulhamit.

Sport
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet në Ishull, zyrtarizimi i lojtarit mund të ndodhë shumë shpejt.
Carvalho luan si sulmues anësor. Gjatë 33 ndeshjeve me skuadrën londineze, Carvalho ka shënuar tetë gola, shkruan lajmi.net.
19-vjeçari gjithashtu bën pjesë në kombëtarën e Portugalisë në grupmoshat U-21. /Lajmi.net/