Fabinho: Jam ndër më të mirët në botë, mund të përmirësohem

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho e vlerëson vetën si ndër më të mirët në botë.

Sport

12/08/2021 22:59

27-vjeçari nënshkroi kontratë të re që do ta mbajë në “Anfield” për se paku deri në vitin 2026, transmeton lajmi.net.

Braziliani thotë se ende mund të përmirësohet, derisa e vlerëson vetën si ndër më të mirët në botë.

“Mendoj se ende mund të përmirësohem. Ndihem i rëndësishëm, jam ndër më të mirët në botë në pozitën time”.

“Ti gjithmonë mendon se mund të bësh më mirë, që ka ende vend për përmirësim. Nuk dua të ndalem, dua të vazhdojë të rritem, të provoj të bëhem më i mirë”.

“Mendoj se nëse kam formë të mirë në vazhdimin e karrierës, besoj që do jem ndër më të mirët në botë në pozitën time”.

“Këtë do provojë, do bëjë më të mirën për Liverpoolin. Shpresoj që do jetë sezoni më i mirë për klubin”, tha ai.

Liverpool në vikend do zhvillojë ndeshjen e parë në Premierligë kundër Norwich Cityt./Lajmi.net/