Fabinho: Iu luta Mane të mos largohet, ai kishte ndarë mendjen qysh moti

Fabinho ka treguar së fundmi se si e luti Sadio Manen që të vazhdonte qëndrimin e tij në ‘Anfield’.

Sport

19/07/2022 12:44

Mesfushori brazilian ishte i vendosur ta bindte senegalezin për të rinovuar kontratën me Liverpool, por tentimet ishin të kota.

Siç tregoi Fabinho, Mane dukej ta kishte vendosur të ardhmen e tij qysh kohë më parë, sepse askush s’mund t’ia ndryshonte qëndrimin.

“Në fund të sezonit kam folur shumë me Sadio. Ai më tregoi për situatën dhe faktin që mund të largohej. Unë gjithmonë i thosha të qëndronte. Mund ta fitonim Premier League dhe Champions League. Por, mendoj se ai kishte ndarë mendjen moti. Duhej ta respektonim”, ka thënë Fabinho, transmeton lajmi.net.

“Sadio kishte një histori të mirë me Liverpool. Luajti gjashtë vite dhe ato vite fitoi gjithçka që mund të fitohet dhe vendosi më pas për aventurë të re. Kjo është në rregull”, shtoi tutje braziliani.

Sadio Mane nënshkroi kontratë me skuadrën e Bayern Munich dhe do ta vazhdojë karrierën në ‘Allianz Arena’. /Lajmi.net/