FA akuzon Dele Alli pasi u tall me koronavirusin

Ylli i Anglisë dhe Tottenham, Dele Alli është akuzuar nga FA pas një postimi në rrjetet sociale duke bërë shaka për koronavirusin.

Sport

26/02/2020 19:09

FA i kishte shkruar Alli në fillim të këtij muaji duke kërkuar përgjigjen e tij pasi ai postoi një video në Snapchat duke u tallur me një burrë aziatik.

Videoja është filmuar në një sallë pritjeje të aeroportit me një burrë aziatik në sfond, ndërsa ai priste të kapte fluturimin për në Dubai gjatë pushimit të dimrit, transmeton lajmi.net.

Alli hoqi videon brenda pak minutash.

Ylli i Spurs lëshoi dy falje publike dhe theksoi se ishte një postim privat në Snapchat të cilin vetëm miqtë e tij mund ta shihnin por dikush e kishte zbuluar në publik.

Federata Angleze i ka dhënë afat deri më 5 mars atij të kundërpërgjigjet rreth akuzave. /Lajmi.net/