Eyal Waldman emërohet Konsull Nderi i Kosovës në Izrael

Sipërmarrësi i njohur, Eyal Waldman, është emëruar konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në shtetin izraelit, Ines Demiri. Përmes një njoftimi në rrjetin social X, Demiri bëri të ditur se emërimi i Waldmanit u bë në një ceremoni zyrtare. Në po të njëjtën ceremoni…

Lajme

03/07/2024 10:09

Sipërmarrësi i njohur, Eyal Waldman, është emëruar konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në shtetin izraelit, Ines Demiri.

Përmes një njoftimi në rrjetin social X, Demiri bëri të ditur se emërimi i Waldmanit u bë në një ceremoni zyrtare.

Në po të njëjtën ceremoni mori pjesë edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

“Ekspertiza e thelle e zotit Waldman në zhvillimin ekonomik do të forcojë ndjeshëm marrëdhëniet Kosovë-Izrael”, shkroi Demiri.

Postimi i plotë: