Exit-polli i PIPOS: VV mori 44.1%, PDK 23.9%, LDK 16.1% e AAK 5.8%

Si në shumë zgjedhjet nëpër të cilat ka kaluar Kosova, edhe në këto zgjedhje të jashtëzakonshme qytetarë të shumtë i janë drejtuar kutive të votimit që nga ora 07:00 kur edhe u hapën qendrat e votimit. Në vendin tonë këtë herë ishte një numër relativisht i lartë i atyre që votuan. PIPOS edhe në këto…

Lajme

28/12/2025 19:01

Si në shumë zgjedhjet nëpër të cilat ka kaluar Kosova, edhe në këto zgjedhje të jashtëzakonshme qytetarë të shumtë i janë drejtuar kutive të votimit që nga ora 07:00 kur edhe u hapën qendrat e votimit.

Në vendin tonë këtë herë ishte një numër relativisht i lartë i atyre që votuan.

PIPOS edhe në këto zgjedhje ka zhvilluar një exit-poll, rezultatet e të cilit janë si më poshtë:

Lëvizja Vetëvendosje mori 44.1%

Partia Demokratike e Kosovës mori 23.9%

Lidhja Demokratike e Kosovës mori 16.1%

Kurse Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mori 5.8%

NISMA 1.1%./Lajmi.net/