Evropa do të përballet me rreth 20 milionë refugjatë vitet e ardhshme

Ekspertët paralajmërojnë se refugjatët mund të numërojnë dhjetra miliona në dekadën e ardhshme dhe të bëjnë thirrje për një kornizë të re ligjore për të mbrojtur refugjatët me arsye emigrimi.

Bota

12/12/2017 23:41

Thatësirat e njëpasnjëshme, si ato që shihen në Afrikën subsahariane, mund të shkaktojnë migrimin e miliona njerëzve në qytete.

Dhjetra milionë njerëz do të detyrohen t’i lëshojnë shtëpitë e tyre sipas rajoneve për shkak të ndryshimeve të mëdha klimatike dekadën e ardhshme, duke krijuar kështu, krizën më të madhe të refugjatëve që bota ka parë ndonjëherë, thuhet në raportin e ri, transmeton lajmi.net

Ekspertët e lartë ushtarakë dhe të sigurisë amerikane duke iu referuar studimit të Fondacionit për Drejtësinë e Mjedisit (EJF) kanë thënë se numri i refugjatëve që do të ndodhë pas ndryshimeve klimatike, do ta lërë në hije numrin e refugjatëve që kanë ikur nga konflikti sirian, duke sjellë kështu sfida të mëdha në Evropë.

“Nëse Evropa mendon se kanë një problem me migracionin sot…prisni 20 vjet”, tha gjenerali Stephen Cheney. “Shihni se çfarë ndodh kur ndryshimet klimatike nxisin njerëzit jashtë Afrikës, sidomos nga pjesa subsahariane dhe tani nuk po flasim për një ose dy milionë njerëz, por 10 deri në 20 milionë të cilët nuk do të shkojnë në Afikën Jugore por do t’i mësyhen Mesdheut.

Studimi i publikuar para një muaji u bën thirrje qeverive të bien dakord për një kuadër të ri ligjor për të mbrojtur refugjatët e klimës dhe përpara takimit të ardhshëm në lidhje me klimën në Gjermani, u kërkon krerëve të bëjnë më shumë për të zbatuar objektivat e vendosura në marrëveshjen për problemin e klimës që është mbajtur në Paris.

David King, ish këshilltari kryesor shkencor i qeverisë së Britanisë i tha EJF-së: “Ajo që po flasim këtu është një kërcënim ekzistencial për qytetërimin tonë në një afat më të gjatë. Në terma afatshkurtër, ajo mbart gjithashtu rreziqe të të gjitha llojeve dhe kërkon një përgjigje njerëzore në një shkallë që nuk është arritur kurrë më parë”.

Raporti argumenton se ndryshimi i klimës ka luajtur një rol në ndërtimin e luftës siriane, me thatësira të njëpasnjëshme duke shkaktuar kështu që të emigrojnë rreth 1.5 milionë njerëz midis viteve 2006 dhe 2011. Shumë prej të cilëve nuk kishin qasje të mirë as në ushqim, ujë e aq më pak në punë, shkruan lajmi.net

“Ndryshimi klimatik është përbërësi i paparashikueshëm që kur shtohet në tensionet ekzistuese shoqërore, ekonomike dhe politike, ka potencialin që të ndezë dhunën dhe konfliktet me pasoje katastrofike”, tha drejtori ekzekutiv i EJF-së, Steve Trent.

“Në ndryshimin e shpejtë të kushteve klimatike botërore – dhe potencialin e saj për të shkaktuar konflikte të dhunshme dhe migrim masiv – kjo temë duket të konsiderohet prioritet urgjent për politikëbërësit dhe drejtuesit e biznesit njësoj”.

Edhe pse raporti nxjerr në pah ndikimin gjithnjë e më të madh të ndryshimeve klimatike tek njerëzit në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, thotë se ndryshimi i modeleve të motit – si uraganet që shkatërruan pjesë të SHBA-ve këtë vit – ka provuar se vendet e pasura nuk janë imune ndaj ndryshimeve klimatike.

Por, Trent tha se edhe pse ndryshimi i klimës padyshim përbënte një “kërcënim ekzistencial për botën tonë” nuk është vonë për të marrë hapa vendimtar në zgjidhjen e kësaj çështje.

“Duke ndërrmarrë tashmë hapa të fuqishëm ambiciozë për të shmangur emetimet e gazrave serrë dhe për të ndërtuar një mekanizëm ligjor ndërkombëtar për të mbrojtur refugjatët e klimës, ne do të mbrojmë më të varfërit dhe m tëë prekshmit në shoqërinë globale, do të prodhojmë elasticitet, do të korrim përfitime masive ekonomike dhe do të ndërtojmë një të ardhme të sigurtë për planetin tonë. Ndryshimi i klimës nuk do të presë. As nuk do të mundemi të ndryshojmë rrjedhën e saj. E për refugjatët e klimës, nesër është tepër vonë.”, tha Trent./Lajmi.net/