Evra: Këtë e kemi ne, Barcelona jo
Mbrojtësi i Juventusit, Patrice Evra ka thënë se skuadra e tij do të jetë më e uritur se Barcelona, në ballafaqimin e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport
Mbrojtësi i Juventusit, Patrice Evra është i sigurt se skuadra e tij do të jetë më e uritur se Barcelona, në ballafaqimin e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve.
Bianconerët do të ndeshen me gjigantin katalan më 6 qershor në Berlin.
Dhe, Evra beson se ata do të hyjnë në fushë më të uritur se kundërshtari.
“Për një gjë jam i sigurt, Juventus do të jetë më i uritur se Barcelona”, u shpreh Evra për “Juventus.com”.