Everton kërcënon Arsenalin

Evertoni i Roberto Martinezit, i përkrahur nga fitorja e parë në Manchester United pas 21 vjetësh, do të mundohet t’i jap fund një tjetër serie negative pasi të vizitojnë liderin e Premierligës, Arsenal, të dielën. Everton nuk ka fituar në veri të Londrës prej kur Andrei Kanchelskis realizoi golin e fitores 2:1 në janar 1996.…

Sport

05/12/2013 17:30

Evertoni i Roberto Martinezit, i përkrahur nga fitorja e parë në Manchester United pas 21 vjetësh, do të mundohet t’i jap fund një tjetër serie negative pasi të vizitojnë liderin e Premierligës, Arsenal, të dielën.

Everton nuk ka fituar në veri të Londrës prej kur Andrei Kanchelskis realizoi golin e fitores 2:1 në janar 1996.

Arsenali ka katër pikë më tepër se Chelsea në krye të tabelës, pasi nuk ka humbur n Emirates në ligë prej kur u mposhtën në xhiron e parë të këtij sezoni nga Aston Villa.

“Në futboll ju duhet të tejkaloni dëshpërime, të prisni momentin dhe rastin e duhur”, deklaroi Martinez, i cili me skuadrën e tij festoi të mërkurën mbrëma në Old Trafford falë golit nga Bryan Oviedo.

“Do të mundohemi ta bëjmë të njëjtën gjë të dielën”, shtoi ai.