Evakuohet aeroporti i Venecias, alarm për bombë

Aeroporti i Venecias në Itali ishte evakuuar të dielën, pasi dikush raportoi se kishte një bombë brenda tij, por më vonë u konstatua se kërcënimi një alarm i rremë. 

Bota

23/06/2014 14:55

Një valixhe në aeroport, i cili ndodhet rreth 15 km larg nga qyteti italian të vendosur në ujë, është identifikuar si e rrezikshme, me dyshimin se përmbante një lloj eksplozivi, raportoi televizioni Rai. 

Aeroporti ndërkombëtar u evakuua dhe disa fluturime të linjave, duke përfshirë Londrën e Parisin u vonuan dhe anuluan, derisa policia dhe zjarrfikësit po nxitonin për në vendngjarje. 

Në mbrëmje, ekspertët thanë se hedhja e bombës ishte një inspektim dhe kërcënimi ishte një alarm i rremë. 

Ata në valixhe gjetën një tendë dhe litarë, ndërsa të gjitha aktivitetet në aeroport iu kthyen normalitetit. (lajmi.net)