Europa League: Sonte luhen ndeshjet e kthimit, vëmendja te Napoli – Barca

Europa League vazhdon sot me raundin e dytë të fazës së eliminimit direkt.

Sport

24/02/2022 09:14

Tetë ndeshje do të luhen në dy orare të ndryshme, me tetë skuadra që kërkojnë biletën për fazën tjetër, shkruan lajmi.net.

Vëmendja kryesore e kësaj mbrëmje do të jetë në ‘Diego Armando Maradona’, ku Napoli pret Barcelonën.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave mbyllej me rezultatin e barabartë 1:1, dhe gjithçka vendoset sot sa i përket skuadrës që kalon tutje.

Katër ndeshje luhen me fillim nga ora 18:45, kurse katër të tjera nga ora 21:00.  Napoli e Barca luajnë në orarin e fundit (21:00). /Lajmi.net/