Europa e mirëpret veçantë Prishtinën: Shqiponjat kanë ateruar, mirëserdhët në Gjibraltar

Kundërshtari i Prishtinës në garat kualifikuese për Ligën e Evropës i ka bërë pritje të veçantë klubit nga kryeqyteti i Kosovës.

Sport

27/06/2018 12:12

Prishtina nesër do të ballafaqohet me klubit nga Gjibraltari, Europan, në takimin e tyre të parë në rundin preliminar për kualifikime në Ligën e Evropës.

“Ka mbetur edhe 1 ditë: Shqiponjat kanë ateruar! E mirëpresim FC Prishtinën në Gjibraltar”, ka shkruar Europa në faqen e vet zyrtare në Twitter.

Ndeshjet e para të rundin preliminar do të zhvillohen më 28 qershor, ndërsa ato të kthimit më 5 korrik.

Rundi i ri preliminar është futur për herë të parë për sezonin 2018/19.