Euronews shkruan për kërkesën që iu bë Joe Biden-it për zhvendosjen e Speciales në Kosovë

Shqiptarët e Shoqatës Atlantiku, i kanë kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ta zhvendos Gjykatën Speciale për krime lufte nga Holanda në Kosovë.

Lajme

24/03/2021 20:28

Përmes një letre, kryetari i kësaj shoqate, Gani Shehu-ish komandant i UÇK-së ka argumentuar se në këtë mënyrë do të zvogëlohej dëmi më i madh ndaj Kosovës.

E për këtë kërkesë drejtuar presidentit amerikan, Joe Biden ka raportuar së fundi edhe euronews.

Në raportim thuhet se veteranët e luftës së Kosovës në mes të vitit 1998-1999 i kanë shkruar presidentit Biden duke e kërkuar zhvendosjen e Gjykatës Speciale nga Holanda në Kosovë.

“Letra vjen në përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në konfliktin në anën e UÇK-së dhe kundër forcave të Sllobodan Millosheviqit, më 24 mars 1999. Në letër Gani Shehu ia përkujton Biden-it se ai dikur i referohej Thaçit dikur si George Washington  i Kosovës”, thuhet tutje në raportim, transmeton lajmi.net.

Tutje në raportim thuhet se Hashim Thaçi ishte komandant i lartë i UÇK-së dhe president i Kosovës derisa dha dorëheqje në nëntor të vitit 2020.

“Ai është akuzuar për kinse krime kundër njerëzimit dhe përgjegjësi për të paktën 100 vrasje të serbëve, romëve dhe shqiptarëve që besohet të jenë bashkëpunëtorë”.

Tutje theksohet se Thaçi ka  mohuar këto akuza.

E pas kësaj kërkese të drejtuar tek presidenti amerikan, Biden ka reaguar edhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Hashim Thaçit, Bekim Çollaku.

Përmes një thënie nga Dr.Martin Luter King ai tha se “Padrejtësia kudo është kërcënim për drejtësinë kudo. Por në rastin e Kosovës, ne mund të themi se padrejtësia në emër të drejtësisë kudo është një kërcënim kudo”./Lajmi.net/

Joe Bidenit i kërkohet ta zhvendos Gjykatën Speciale në Kosovë