EuroLeague: Pas Bayernit, edhe Barcelona anulon ndeshjen ndaj CSKA Moscow

Për shkak të luftës që Rusia nisi në Ukrainë, shtyhet ndeshja në mes CSKA Moscow dhe Barcelonës

Sport

25/02/2022 22:09

Euroliga ka konfirmuar pas takimit të zhvilluar sot (e premte) se ndeshja në mes CSKA Moscow dhe Barcelona, e planifikuar të luhet të dielën është shtyrë.

Kjo pasi ekipi i Barcës refuzoi të udhëtonte dje në Rusi për shkak të situatës delikate në atë zone, transmeton lajmi.net.

Në këtë mënyrë blaugranët këtë javë nuk do të luajnë asnjë ndeshje në EuroLeague, ku do të përballej edhe me Zenit. /Lajmi.net/