Eurodeputeti Reuten: Kosova të mos bie në provokime të Serbisë, të kujdeset për punët e veta

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka theksuar nevojën që NATO të qëndrojë pranë institucioneve të Kosovës dhe t’i mbështesë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre. Gjatë një interviste për Info Magazine, Reuten ka paralajmëruar për rrezikun e vazhdueshëm të provokimeve nga Serbia, e cila, sipas tij, shpesh përpiqet të ndërlidhë çështje të ndryshme për të tërhequr…

Lajme

22/03/2025 19:30

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka theksuar nevojën që NATO të qëndrojë pranë institucioneve të Kosovës dhe t’i mbështesë në përmbushjen e përgjegjësive të tyre.

Gjatë një interviste për Info Magazine, Reuten ka paralajmëruar për rrezikun e vazhdueshëm të provokimeve nga Serbia, e cila, sipas tij, shpesh përpiqet të ndërlidhë çështje të ndryshme për të tërhequr vëmendjen nga problemet e saj të brendshme.

“E dimë këtë gjë, dhe e kemi parë këtë paraprakisht. Madje kemi parë edhe sulme në territorin e Republikës së Kosovës, që të hiqet vëmendja nga zhvillime të brendshme në Serbi. Gjithmonë duhet të jemi gati, por unë shpresoj dhe u bëj thirrje miqve tanë në Kosovë që të mos provokohen dhe të mos lejohet që kjo të ju udhëheq agjendën tuaj”, u shpreh mes tjerash ai.