Euroja në rënie, shënohet niveli më i ultë ndaj Dollarit që prej 12 vjetësh
Monedha e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dollari, të martën ka arritur nivelin më të lartë ndaj monedhës së përbashkët të Bashkimit Evropian, Euro, në 12 vitet e fundit.

Lajme
Një euro sot është këmbyer për 1.0785 dollar në Azi, që është pika më e ulët e euros prej 10 shtatorit të vitit 2003.
Sipas analistëve ekonomikë, dollari është forcuar pasi është paralajmëruar se Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara do të fillojnë ta rrisin shkallën e interesit në mes të vitit 2015.
Banka Qendrore Evropiane, nga ana tjetër, ka filluar fushatën e blerjes së letrave me vlerë në shumë prej 1 mijë miliardë eurosh, me qëllim që të stimulohet ekonomia.
Më 1 janar të vitit 2002, kur filloi qarkullimi i saj, euroja ishte më e dobët se dollari, por prej fundit të vitit 2002 është këmbyer me vlerë më të madhe sesa monedha amerikane.