Euro 2024 po kompletohet, këto janë 20 kombëtaret e kualifikuara deri më tani

20 kombëtare evropiane kanë siguruar edhe zyrtarisht deri më tani kualifikimin në Kampionatin Evropian 2024 që mbahet në Gjermani. Të hënën mbrëma (sot) edhe tri kombëtare tjera siguruan plasmanin në Euro 2024. Italia, Çekia dhe Sllovenia janë kombëtaret që siguruan sonte Evropianin, shkruan lajmi.net. Gjermania ka qenë skuadra e parë si vendi pritës, e me…

Sport

20/11/2023 23:07

20 kombëtare evropiane kanë siguruar edhe zyrtarisht deri më tani kualifikimin në Kampionatin Evropian 2024 që mbahet në Gjermani.

Të hënën mbrëma (sot) edhe tri kombëtare tjera siguruan plasmanin në Euro 2024. Italia, Çekia dhe Sllovenia janë kombëtaret që siguruan sonte Evropianin, shkruan lajmi.net.

Gjermania ka qenë skuadra e parë si vendi pritës, e me radhë sipas kohës kur janë kualifikuar kanë siguruar biletën edhe Belgjika, Franca, Portugalia, Skocia, Spanja, Turqia, Austria, Anglia, Hungaria, Sllovakia, Shqipëria, Danimarka, Holanda, Rumania, Zvicra, Serbia, Italia, Çekia dhe Sllovenia janë të gjitha kombëtaret e kualifikuara zyrtarisht.

Ndërkohë që dilema e vetme për sa i përket kualifikueseve mbetet ai në Grupin D, ku Kroacia dhe Uellsi janë në garë për një vend në Evropian.

Tashmë ka mbetur vetëm verdikti i Grupit D dhe play-off-i i Ligës së Kombeve që do të caktojnë 3 emrat që plotësojnë kuadrin e 24 ekipeve pjesëmarrëse në Euro 2024./Lajmi.net/