Euro 2020, Ceferin: UEFA me qindra miliona euro humbje

Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin, ka dhënë disa komente shtesë lidhur me shtyrjen e Kampionatit Evropian 2020.

Sport

22/03/2020 10:59

Më herët gjatë javës, UEFA kishte vendosur që Kampionati Evropian 2020 të shtyhet për vitin 2021.

Ky vendim ishte një sakrificë e madhe për shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë, bën të ditur presidenti Aleksander Ceferin, i cili edhe paralajmëron humbje të mëdha.

“Është e qartë se UEFA do të humb qindra miliona euro meqë Kampionati Evropian luhet vitin tjetër” ka thënë Ceferin, transmeton lajmi.net.

“Kampionati Evropian është kompeticioni më i rëndësishëm për ne që zhvillohet çdo katër vite, dhe ka të ardhurat më të mëdha. Për këtë arsye, është e qartë se ne do të kemi humbje të mëdha dhe kemi bërë sakrificë të madhe” ka shtuar presidenti i UEFA.

Gjitha këto shtyrje dhe telashe kanë ardhur si pasojë e shpërndarjes së virusit Covid19, që është kthyer në pandemi. /Lajmi.net/