EULEX përforcohet në Kosovë, Barbano pret njësinë policore të specializuar të 5-të për sigurinë gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovani Pietro Barbano u ka shprehur mirëseardhje Njësisë Policore të Specializuar të 5-të (NJPS). Përmes një njoftimi për media thuhet se këta policë që vijnë nga forcat e EUROGENDFOR-it të siguruara nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës, do të punojnë krah për krah me Njësinë Policor të Specializuar dhe…

Lajme

29/01/2025 10:51

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovani Pietro Barbano u ka shprehur mirëseardhje Njësisë Policore të Specializuar të 5-të (NJPS).

Përmes një njoftimi për media thuhet se këta policë që vijnë nga forcat e EUROGENDFOR-it të siguruara nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës, do të punojnë krah për krah me Njësinë Policor të Specializuar dhe të siguruar nga Policia e Polonisë për ta përmbushur mandatin e Misionit për ta mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën dhe për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet gjatë zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

“EULEX-i vepron si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit me tre nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është i treti”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/