EULEX-i merret me raportet mjekësore të Sami Lushtakut dhe Sylejman Selimit
Avokati mbrojtës i Sami Lushtakut, Arianit Koci ka kërkuar që klienti i tij të transferohet në burgun e Dubravës, ngase sipas tij, burgu i Sigurisë së Lartë nuk i plotëson kushtet e nevojshme për trajtim.

Lajme
Por, ai nuk e ka përjashtuar as mundësin që klienti i tij të vazhdojë trajtimin në QKUK.
Sipas Kocit, gjendja shëndetësore e Lushtakut kërkon trajtim të vazhdueshëm mjekësore dhe përcjellje të gjendjes për 24 orë.
Këto konstatime ai i mbështet në rekomandimin e mjekësve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Kushtet në burg por edhe të gjitha raportet mjekësore të lëshuara nga QKUK mbi gjendjen shëndetësore, Sami Lushtakut janë duke u analizuar nga EULEX.
Madje për këtë EULEX ka angazhuar një mjek ndërkombëtar.
Por, vlerësimi i raporteve mjekësore është duke u bërë edhe për ish ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, ka thënë Dragana Nikoliç Solomon, zëvendës shefe e Zyrës për Informim Publik në EULEX përmes e-malit për Tribuna Channel.