EULEX fillon aksionin për ndihmë të fëmijëve

EULEX ka filluar sot një tur çiklistik rreth Kosovës, ku gjatë tri ditëve do të kalojnë nëpër shumë qytete të mëdha në Kosovë. Fondet nga ky aktivitet do të përdoren për të mbështetur programet e furnizimit të AMC, posaçërisht për të siguruar llampa për fototerapi, si një pjesë thelbësore e pajisjeve në Neonatologjinë moderne.

Lajme

05/06/2015 08:20

Nisja u bë nga selia e Policisë së EULEX-it, në Prishtinë, në orën 7 të mëngjesit, kurse distanca totale do të jetë mbi 500km, dhe me 5000 metra alpinizëm.

Ndryshe, ky repart ka nevojë për këtë pajisje që do të ndihmojë drejtpërsëdrejti në standardet e kujdesit që u jepet fëmijëve të po sa lindur.

Në vitin 2014, kjo ngjarje arriti t’i mbledh mbi 10 mijë euro si fonde për aktivitetin “Aksion Për Nënat dhe Fëmijët”, i cili mbështeti repartin e gjinekologjisë, pediatrisë dhe neonatale, me lokacion në Prishtinë.

Paratë e grumbulluara ndihmuan në blerjen e një pjesë shumë më të nevojshme të pajisjeve për repartin e maternitetit.