Eugent Bushpepa urohet nga kolegët shqiptarë pas kualifikimit në finale të Eurovisionit

Sonte në Portugali është mbajtur nata e parë gjysmë finale e festivalit evropian të muzikës “Eurosong”.

ShowBiz

08/05/2018 23:49

Në këtë natë janë prezantuar 19 këngë konkurruese, 10 prej të cilave kanë siguruar finalen e madhe që do mbahet me 12 maj, shkruan lajmi.net

E një nga nga shtetet që u përfaqësua sonte ka qenë edhe Shqipëria, me këngëtarin Eugent Bushpepën i cili këndoi këngën “Malli” dhe interpertimin e bëri në gjuhën shqipe, duke u kualifikuar në mesin e dhjetë këngëve më të pëlqyera.

Për kualifikimin e tij uruan edhe shumë kolegë të tij.

Aurela Gaçe, Ardit Gjeberea, Anjeza Shahini, Bes Kallaku, Juliana Pasha, janë disa nga emrat që e shprehën krenarinë e tyre për këtë arritje të Eugentit!/Lajmi.net/

Faleminderit @eugentbushpepa

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Bravo @eugentbushpepa ??

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on