Eto’o në Everton

Samuel Eto’o ka arritur marrëveshje me Evertonin. Sulmuesi kamerunas do të vazhdojë të luajë në Premierligë, edhe pas largimit nga Chelsea si futbollist i lirë.

Sport

25/08/2014 20:42

Samuel Eto’o mbetet në Premierligë. Sulmuesi kamerunas ka arritur marrëveshje me Evertonin dhe të martën do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës me klubin e ri.

Eto’o është futbollist i lirë pas largimit nga Chelsea në skadim të kontratës në përfundim të edicionit të shkuar. Ai u kërkua nga Roma e Milan në Serie A kurse një kohë u përmend edhe si objektiv i Juventusit.

Eto’o ishte ‘plan B’ i Liverpoolit në rast të dështimit të marrëveshjes për angazhimin e Mario Balotellit nga Milan.

Por, pas zyrtarizimit të transferimit të Balotellit në Anfield, Everton ka ndërhyrë duke angazhuar Eto’on.