Eto’o: E urreja Mourinhon

Samuel Eto’o e ka pranuar se e kishte urryer Jose Mourinhon para se të transferohej në Inter, pikërisht me kërkesë të trajnerit portugez. Sulmuesi aktual i Chelseat, i cili është transferuar në Londër pikërisht me kërkesë të ‘Special One’, ka rrëfyer për antipatinë që kishte për ish trajnerin e Portos, Interit dhe Real Madritit. “Para…

Sport

16/03/2014 16:38

Samuel Eto’o e ka pranuar se e kishte urryer Jose Mourinhon para se të transferohej në Inter, pikërisht me kërkesë të trajnerit portugez.

Sulmuesi aktual i Chelseat, i cili është transferuar në Londër pikërisht me kërkesë të ‘Special One’, ka rrëfyer për antipatinë që kishte për ish trajnerin e Portos, Interit dhe Real Madritit.

“Para se ta takoja Mourinhon në Inter, e urreja. Madje, thoshta se nuk do të luaja kurrë në një skuadër të tij”, deklaroi fillimisht 33 vjeçari për tabloidin britanik ‘The Sun’.

“Por, Zoti ma demonstroi se sa kisha gabuar dhe tash jemi miq. Jose i ka idetë mjaft të qarta dhe është gjithmonë direkt. Do të ishte e pamundur ta përshkruash atë me vetëm një fjalë”, përfundoi ish sulmuesi i Real Madridit, Mallorcës, Barcelonës, Interit dhe Anzhit, i cili ka fituar gjithçka në karrierë, në nivel të klubeve.