ETC paralajmëron për mashtrim në emrin e saj: Lojë e rreme shpërblyese me vetura po qarkullon online
NJOFTIM I RËNDËSISHËM Të nderuar konsumatorë, Ju informojmë se në rrjetet sociale është hapur një faqe e rreme me emrin tonë ETC – Elkos Trading Center, e cila po shpërndan një lojë shpërblyese kinse në emrin tonë me dhurata vetura. Ky aktivitet NUK organizohet nga ne dhe faqja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me…

Lajme
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Të nderuar konsumatorë,
Ju informojmë se në rrjetet sociale është hapur një faqe e rreme me emrin tonë ETC – Elkos Trading Center, e cila po shpërndan një lojë shpërblyese kinse në emrin tonë me dhurata vetura.
Ky aktivitet NUK organizohet nga ne dhe faqja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me ETC – Elkos Trading Center.
Ju bëjmë thirrje:
· Të mos klikoni në lidhjet e publikuara,
· Të mos ndiqni udhëzimet e tyre,
· Të mos jepni asnjë të dhënë personale.
Informacionet dhe lojërat shpërblyese të vërteta publikohen vetëm në faqet tona zyrtare. Për sigurinë tuaj, gjithmonë kontrolloni që njoftimet të vijnë nga faqja zyrtare e ETC.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
ETC – Elkos Trading Center