Estonia notë proteste, Rusia ia ka shkelur vijën ajrore
Qeveria e Estonisë kanë deklaruar se aeroplanët ushtarak të Rusisë kanë shkelur vijën ajrore të tyre, në detin Baltik, raporton B92
Bota
Raportohet se Estonia pas këtij zhvillimi ka dërguar notë proteste Rusisë, nëpërmjet ambasadës së kësaj të fundit në Talinë, transmeton lajmi.net
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë, Mari-Lis Valter ka thënë se aeroplani rus i tipit Antonov (An-26) ka hyrë pa leje në hapësirën ajrore të Estonisë, në afërsi të ujëdhesës Vejndlu. Ndërsa, ajo ka shtuar se kjo hyrje ilegale ka zgjatur një minutë.
Shtetet Baltike vazhdimisht po raportojnë për shkelje të hapësirës ajrore nga avionët rus, dhe e gjithë kjo besohet që vjen si shkak i rritjes së aktiviteteve ushtarake të Rusisë dhe NATO-s.