Eskorta e presidentes shihet në Shqipëri, por Vjosa Osmani nuk udhëtoi drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës
Në Tiranë sot do të mblidhen numër i madh i njerëzve të cilët do të protestojnë kundër padrejtësive të Speciales drejtuar ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Por në këtë protestë të pranishëm nuk parashihet të jenë as kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e…

Lajme
Në Tiranë sot do të mblidhen numër i madh i njerëzve të cilët do të protestojnë kundër padrejtësive të Speciales drejtuar ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Por në këtë protestë të pranishëm nuk parashihet të jenë as kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e as presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Pak më parë në media ka qarkulluar një video e eskortës së presidentes Vjosa Osmani e që thuhet se është nisur në Tiranë për protestë.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se në fakt presidentja Osmani nuk është në Shqipëri për këtë arsye.
Shkuarja e Osmanit në Tiranë lidhet më një arsye tjetër dhe kësisoj e njëjta nuk do të paraqitet në protestë.
Duhet përkujtuar se ditë më parë ajo tha se përkrah çdo protestë që lidhet me kundërshtimin e këtyre padrejtësive.
“E mbështes këtë protestë e kam mbështetur secilin protestë të cilat thërret për drejtësi, qytetarët dhe shqiptarët nuk kanë kërkuar asgjë tjetër përveç drejtësisë. Drejtësi e cila respekton parimet më të lartë të mbrojtës së drejtës së njeriut. Kosova dhe krerët në Hagë pikërisht që kanë pasur besim në drejtësi janë paraqitur para saj, janë bërë pesë vite pa asnjë dyshim në drejtësi ndërkombëtarë. Ne si institucione të Kosovës vazhdimisht kërkojmë që parimet më të larta të mbrojtës të drejtave të njeriut të respektohen, i jap të drejtë qytetarëve tanë dhe I mbështes sa herë protestojnë për të kërkuar respektimin e këtyre standardeve”, kishte thënë Osmani.
Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje thanë ndër të tjerash se ata kurrë s’e kanë përkrahur këtë gjykatë dhe se pikërisht kryeministri shqiptar Edi Rama kishte lobuar që ajo të formohet.
Kjo çoi në një përplasje në mes Edi Ramës dhe Vetëvendosjes, ku Rama i porositi këta të fundit që mos ta përziejnë diplomacinë e dy shteteve në siç i quajti ai çorbat e VV-së për balotazh.
Po ashtu ai tha se Vetëvendosje është ajo parti që para 10 viteve nuk njohu as himnin e Kosovës./Lajmi.net/
Lëvizja Vetëvendosje më paska kushtuar një çarçaf të gjatë, ku shkruan se përpara 10 vjetësh unë paskam qenë pro kurse ajo paska qenë kundër Gjykatës Speciale… Ndërkohë unë e kam denoncuar farsën ndaj Hashim Thaçit e të tjerëve kurdo e kudo ka qenë rasti a nevoja, ndërsa Lëvizja… pic.twitter.com/uXCOBsYoCf
— Edi Rama (@ediramaal) October 16, 2025