Eskalon situata në një familje në Gjakovë, rrihen keq – Policia arreston tre persona, dy gra përfundojnë në spital

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë më 27 dhjetor 2025, rreth orës 17:30, nën dyshimin se kanë shkaktuar dhunë fizike në familje. Si pasojë e përleshjeve, dy viktima femra kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton lajmi.net. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që rasti po…

Lajme

28/12/2025 10:03

Tre persona janë arrestuar në Gjakovë më 27 dhjetor 2025, rreth orës 17:30, nën dyshimin se kanë shkaktuar dhunë fizike në familje.

Si pasojë e përleshjeve, dy viktima femra kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet përkatëse.

Raporti i plotë: 

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë/27.12.2025-17:30. Janë arrestuar tre të dyshuar m/k, nën dyshimin se të njëjti duke shkaktuar dhunë fizike në familje. Si pasoj e përleshjeve në mes familjarëve lëndime trupore kanë pësuar dy viktima femra dhe kanë pranuar tretman mjekësor. me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./lajmi.net/