Eskalon situata në Greqi, protestuesit përplasen me policinë dhe hidhet molotov drejt Parlamentit

Protestuesit e shumtë që janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit në sheshin “Sintagma” në Athinë janë përplasur dhunshëm me policinë. Kjo protestë po mbahet në dy vjetorin e tragjedisë së përplasjes së trenave më vdekjeprurës, ku punëtorët ndaluan transportin ajror, detar dhe hekurudhor. 57 persona ishin vrarë kur një tren pasagjerësh i…

Bota

28/02/2025 15:03

Protestuesit e shumtë që janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit në sheshin “Sintagma” në Athinë janë përplasur dhunshëm me policinë.

Kjo protestë po mbahet në dy vjetorin e tragjedisë së përplasjes së trenave më vdekjeprurës, ku punëtorët ndaluan transportin ajror, detar dhe hekurudhor.

57 persona ishin vrarë kur një tren pasagjerësh i mbushur me studentë u përplas me një tren mallrash më 28 shkurt 2023, pranë grykës së Tempit në Greqinë qendrore, transmeton lajmi.net.

Dy vjet më vonë, boshllëqet e sigurisë që shkaktuan përplasjen, nuk janë plotësuar dhe një hetim i gjerë po vazhdon të bëhet.

Ky hetim gjyqësor vazhdon të mbetet i papërfunduar dhe askush nuk është dënuar ende për aksidentin, gjë që ka nxitu zemërim popullor.

Protestat që po mbahen në disa qytete greke janë cilësuar si më të mëdhatë ndër vite të zhvilluara në Greqi.

Në Athinë protesta u bë e dhunshme kur një grup të rinjsh hodhën bomba me benzinë në drejtim të policisë dhe u përpoqën të sulmonin barrikadat e vendosura para Parlamentit.

Zyrtarët policorë ndërkohë kanë përgjigjur me gaz lotsjellës, për të zmbrapsur turmën.

Qytetarët ndërkohë kanë vazhduar të hedhin gurë dhe bomba të shumta molotovi drejt Parlamentit./Lajmi.net/

Pamje: Reuters

YouTube player
YouTube player
YouTube player