Eskalon propaganda e ministrit serb në OKB: E çuan “terroriste” UÇK-në, thotë se po bëhet presion ndaj Speciales

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka bërë një sër deklaratash skandaloze dhe tendencioze.

Lajme

13/04/2021 17:25

Ai teksa ka folur për Specialen e ka quajtur UÇK-në si “organizatë terroriste”, shkruan lajmi.net.

Madje ai nuk është ndalur me kaq, duke thënë se nga autoritetet në Prishtinë po bëhet presion ndaj Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë.

Këto deklarata, ai i bëri duke cituar deklaratat e presidentes së Speciales, Ekaterina Trendafilova.

Përveç kësaj, Selakoviq ka thënë se janë rritur sulmet ndaj serbëve, dhe se autoritetet kosovare nuk kanë treguar  seriozitet për procesin e kthimit të serbëve.

Ai ka cituar edhe deklaratat e drejtorit të Inspekcionit në Mitrovicë  se “Kosova e Shqipëria do të bashkohen” qoftë me luftë qoftë  me pushkë, duke aluduar se Kurti po kërcënon me bashkim me Shqipërinë.

Selakoviq ka përmendur edhe deklaratat e Kurtit për dialogun, i cili thoshte se ky proces nuk është as në listën  e dy prioriteteve të para të qeverisë së tij.

“Do t’iu rikujtoj deklaratat e tij se dialogu do të jetë poshtë në listën e prioriteteve, duke përjashtuar çdo mundësi për dialog”, ka thënë ai. /Lajmi.net/