Eskalon Luan Gacaferi, krahason protestën e punëtorëve të Trafikut Urban para Qeverisë me veprime të serbëve
Kandidati për deputet i VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, shpesh din të bëjë reagime të ashpra e shumë të rënda e shpesh edhe ta pakumtimta. Ai sot, ka krahasuar protestën e punëtorëve të Trafikut Urban me serbë, popullin që ka bërë spastrim etnik në Kosovë. “Ekzaktësisht me metodat e shkijeve kur i vrisnin vetë…
Lajme
Kandidati për deputet i VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, shpesh din të bëjë reagime të ashpra e shumë të rënda e shpesh edhe ta pakumtimta.
Ai sot, ka krahasuar protestën e punëtorëve të Trafikut Urban me serbë, popullin që ka bërë spastrim etnik në Kosovë.
“Ekzaktësisht me metodat e shkijeve kur i vrisnin vetë fëmijët e tyre, si në rastin “Panda” dhe dilnin pastaj e i akuzonin shqiptarët se ata i kishin vrarë! Përparim Rama dhe LDK e kishin mundësinë t’a votonin buxhetin, e bojkotuan seancën parlamentare dhe tani kthehen dhe i akuzojnë bash ata qe i luten të vinin në parlament qe t’a votonin buxhetin!”, ka shkruar Gacaferi.
Ai duke iu referuar LDK-së, partisë që udhëheq në kryeqytet, ka thënë se “këta edhe humbjet i festojnë bash si kojshitë veriorë”. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë:
