Eskalon debati, Peci dhe Matoshi shpërthejnë me akuza ndaj njëri-tjetrit: Ti je hiç hiçi, injorant!

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes të ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit dhe komentatorit politik, Halil Matoshit lidhur me qeverisjen Kurti, ndërsa debati mes tyre ka vazhduar edhe me akuza dhe kritika personale. Matoshi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin, teksa ka thënë se Peci flet me zë të…

Lajme

08/02/2025 22:41

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mes të ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit dhe komentatorit politik, Halil Matoshit lidhur me qeverisjen Kurti, ndërsa debati mes tyre ka vazhduar edhe me akuza dhe kritika personale.

Matoshi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin, teksa ka thënë se Peci flet me zë të ulët sepse është pacivist i LDK-së.

“Fatoni flet të vogël se është pacivist i LDK-së por ka shku te socialistat e kuq, qekjo është problemi”, ka thënë Matoshi.

Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Peci.

“Ti je prej themeluesve të LDK-së po, po bërtet dhe po i terrorizon qytetarët kur po iu del në shtëpitë e tyre me iu këqyr”, ka thënë Peci.

Tutje, debati mes tyre ka vazhduar lidhur me vendimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit për të mos marrë pjesë në debate televizive.

“E kam vërejt që z.Kurti është shumë i hapur për dallim prej mënyrës se qysh po portretizohet nëpër studio”, ka thënë Peci.

Matoshi ka thënë se Kurti është “tucan” sepse po frikësohet të dalë nëpër studio televizive në Kosovë.

“Pse s’po vjen këtu? S’ka guxim se është tucan. A e kupton ti çka është tucan. Shkon te Grida Duma në Shqipni dhe s’guxon me ardh në studio të shtetit”, ka thënë Matoshi.

Ministri i Bujqësisë ka shpërthyer me akuza ndaj televizioneve në Kosovë, duke thënë se ato kanë shumë pak kredibilitet.

“Edhe studiot telivizive kanë çdo ditë më pak kredibilitet edhe keni me shku në fund të pusit. Mane men ça po ju tham. Në fund të pusit keni me shku. Unë pranoj me ardh në studio me tipin e Halilit me më thanë që ti nuk din me lexu”, ka thënë Peci.

Matoshi i ka thënë Pecit se pse nuk po ecën nga studio.

“Kush po të nal me ec?”, ka thënë Matoshi.

Tutje, Peci e ka quajtur Matoshin “injorant”.

“Ti je një servil. Ti je një hiç hiçi. Ti je një njeri që ofendon”, ka thënë Peci.

YouTube player