Eshtrat u gjetën në një batanije – Policia jep detaje për mbetjet mortore që u gjetën dje në veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për mbetjet mortore që janë gjetur dje në veri të Mitrovicës. Ato dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë, shkruan lajmi.net. Policia ka thënë se një familje gjatë hapjes së një varri për një familjar të tyre, kanë hasur në një batanije me mbetje eshtërore. Ato janë…
Lajme
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për mbetjet mortore që janë gjetur dje në veri të Mitrovicës.
Ato dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë, shkruan lajmi.net.
Policia ka thënë se një familje gjatë hapjes së një varri për një familjar të tyre, kanë hasur në një batanije me mbetje eshtërore. Ato janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtejshme ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.
“Mitrovicë Veri / 1998-1999. Njësitet policore të DHKL-së në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku një familje gjatë hapjes-gërmimit të një varri për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije me mbetje eshtërore të cilat dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raport. /Lajmi.net/