Është vetëm 20 vjeçar por të gjithë e thërrasin ‘Bisha’
Nëse do e pyesni se sa vjeçar është do të përgjigjet “20”.
Lifestyle
Por, i tillë nga pamja djali nga Prizreni, Oktaj Shabani nuk duket fare.
Kjo sepse, ai ka një fizik trupor i cili përpos që e bën të duket bukur, i ka dhënë atij epitet si ‘bisha’, pasi me këtë emër po e thërrasin pothuajse të gjithë.
Oktaj me këtë sport merret që nga mosha 13 vjeçare, pasi që gjithmonë ka dëshiruar që të jetë sa më në formë dhe sa më unik.
Mesazhi i tij për gjithë njerëzit është që ta provojnë fitnesin, pasi që ky sport krijon ndjenja të veçanta./Lajmi.net/