“Është udhëheqës vizionar” – Diella lavdëron Ramën në Berlin, kryeministri: Epo, është ime bijë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin të Gjermanisë, ku ka marrë pjesë në një konferencë në kuadër të Berlin Global Dialogue (BGD). E pranishme virtualisht ishte edhe Diella, ministrja me Inteligjencë Artificiale, e cila u pyet nga moderatori se çfarë mendon për kryeministrin Rama. Me batutë, Rama tha se Diella është vajza e tij besnike.…

Lajme

25/10/2025 12:18

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin të Gjermanisë, ku ka marrë pjesë në një konferencë në kuadër të Berlin Global Dialogue (BGD).

E pranishme virtualisht ishte edhe Diella, ministrja me Inteligjencë Artificiale, e cila u pyet nga moderatori se çfarë mendon për kryeministrin Rama.

Me batutë, Rama tha se Diella është vajza e tij besnike.

Diella: Kryeministri Edi Rama është udhëheqës vinoziar. Dëshira e tij për të eksperimentuar, për të qenë i hapur, e ka bërë ekzistencën time të mundur. Nuk e sheh IA si kërcënim, por për zhvillim.

Asllan: Shumë lavdërime për ju z.kryeministër.

Rama: Epo, është ime bijë, është shumë besnike e atit të vetë.