Është u.d e Presidentes dhe po përfshihet në fushatë të VV-së, Haxhiu: Nuk e kam të ndaluar, do të përpiqem të jem e kujdesshme që të mos ketë përdorim të institucionit
U.d së Presidentes, Albulena Haxhiu është kritikuar pasi që është përfshirë në fushatën e VV-së, përkundër pozitës që e ushtron tani. Haxhiu në konferencën për media sot e ka adresuar këtë çështje, transmeton lajmi.net. Ajo ka thënë se nuk e ka të ndaluar me Kushtetutë që të mos përfshihet në fushatë. “Sa i përket fushatës…
Lajme
U.d së Presidentes, Albulena Haxhiu është kritikuar pasi që është përfshirë në fushatën e VV-së, përkundër pozitës që e ushtron tani.
Haxhiu në konferencën për media sot e ka adresuar këtë çështje, transmeton lajmi.net.
Ajo ka thënë se nuk e ka të ndaluar me Kushtetutë që të mos përfshihet në fushatë.
“Sa i përket fushatës dhe përfshirjes sime në listën Vetëvendosje kjo nuk është e ndaluar me Kushtetutë me ndonjë legjislacion në fuqi. Kemi pasur praktika njësoj në të kaluarën e do përpiqem maksimalisht që të jem e kujdesshme në raport me fushatrën zgjedhore, në kuptimin që tëmos ketë ndonjë ndërhyej apo përdorim të institucionit në fushatë. Kjo është e ndaluar dhe ligji ka ndalesë në raport me këtë. Nuk besoj se do të jetë e lehtë, por do përpiqem të jem në përputhje me ligjin”, u shpreh ajo./lajmi.net/