“Është mirë me shëndet” – Pas takimit, vëllezërit e Hashim Thaçit dalin nga zyrat e EULEX-it

Vëllezërit e ish-presidentit kanë përfunduar vizitën e tyre te ai në hapësirat e EULEX-it ku Thaçi kaloi natë. “Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, tha shkurt njëri prej vëllezërve pasi dolën nga EULEX. Aktualisht në vizitë në EULEX po qëndron gruaja e Thaçit, Lumnije Thaçi, e cila u pa në veturë duke…

Lajme

22/03/2025 10:11

Vëllezërit e ish-presidentit kanë përfunduar vizitën e tyre te ai në hapësirat e EULEX-it ku Thaçi kaloi natë.

“Është mirë me shëndet, s’kemi të drejtë me folë”, tha shkurt njëri prej vëllezërve pasi dolën nga EULEX.

Aktualisht në vizitë në EULEX po qëndron gruaja e Thaçit, Lumnije Thaçi, e cila u pa në veturë duke hyrë në zyrat e EULEX në Fushë Kosovë.

Thaçin sot do ta vizitojë familja për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e babait, e më pas ai do të kthehet në Hagë.

Gjykata e Hagës tha se vizita është aprovuar për “arsye bindëse humanitare”.

“Trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyrur në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Speciale, Michale Doyle./Lajmi.net/