“Është mirë kur ne shihemi bashkërisht” – Limaj e sheh pozitiv takimin me Abdixhikun
Një takim i paparalajmëruar është realizuar sot mes të parit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe atij të NISMA-s, Fatmir Limajt. Pas këtij takimi, Abdixhiku dhe Limaj janë “takuar” me mediat e ku kanë dhënë nga një deklaratë të shkurtër. “Është mirë kur ne shihemi bashkërisht”, ka thënë Limaj. Për takimin ka folur edhe kryetari i…
Lajme
Një takim i paparalajmëruar është realizuar sot mes të parit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe atij të NISMA-s, Fatmir Limajt.
Pas këtij takimi, Abdixhiku dhe Limaj janë “takuar” me mediat e ku kanë dhënë nga një deklaratë të shkurtër.
“Është mirë kur ne shihemi bashkërisht”, ka thënë Limaj.
Për takimin ka folur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili e quajti takim të shkëlqyeshëm.
“Ishte një takim i shkëlqyeshëm me një mik të shkëlqyeshëm siç është Fatmir Limaj. Me pasë dashtë ju me ditë, ju kishim thirrë në takim”, ka thënë Abdixhiku.
Ky takim mund të jetë një mundësi për një koalicion të përbashkët mes këtyre dy partive për të formuar Qeverinë, por që asnjëri nuk ka folur në lidhje me këtë.
Nga dështimi i djeshëm i Albin Kurtit për të formuar Qeverinë Kurti 3, janë edhe 10 ditë kohë për mandatimin e kandidatit të radhës. /Lajmi.net/