Është martuar Ryva Kajtazi
Këngëtarja Ryva Kajtazi është martuar me të fejuarin e saj prej kohësh, Fidanin, në ishujt Maldive.

ShowBiz
Maldivet do të jenë gjithmonë një vend i veçantë për këngëtaren tonë Ryva Kajtazi.
Përveç që është një vend përrallor dhe ajo po kalon pushime të mrekullueshme atje, ajo dhe Fidani kanë bërë edhe ceremoninë e tyre të martesës.
1 kafe me Labin kanë dhënë lajmin ekskluzivisht dhe fotot e bukura të martesës së çiftit.
Megjithëse nuk shihen mysafirë e as ndonjë njeri tjetër, fotot e çiftit janë shumë të lezetshme dhe Ryvën e shohim si një nuse të thjeshtë ishullore, me fustanin e shkurtër të martesës që ia ka bërë për një kohë shumë të shkurtër Flutura Dedinja.