Është fejuar Ciara

Ciara dhe Russell Wilson janë zyrtarisht të fejuar!

ShowBiz

12/03/2016 10:42

27 vjeçari qendërmbrojtësi i Seattle Seahaëks njoftoi për lajmin emocionues në llogarinë e tij në Twitter me një video, duke treguar unazën e fejesës në gishtin e Ciara-s.

“Ajo tha po!! Që në ditën e parë e dija që ishte ti. Nuk ka ndjenjë më të madhe…Dashuri e vërtetë”, tha Russell bashkë me videon.

“Unë jam e fejuar. Zoti është kaq i mirë”, ka thënë këngëtarja.

Kjo do të jetë martesa e parë për Ciara, e cila ishte e fejuar më parë me reperin Future, babai i djalit të saj Future Jr, ndërsa martesa e dytë për Russell, i cili ishte i martuar më parë me të dashurën e tij të shkollës së mesme Ashton Meem./ Klan Kosova.