“Është e qartë që nuk ka shumicë të re parlamentare” – PDK i sheh zgjedhjet si të vetmin opsion
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Vlora Çitaku sot ka dal në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. Ajo ka folur për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova pa Qeveri të re, situatë të cilën nuk e ka parë si normale. “Kosova është në krizë, ka nevojë për institucione. Takimi…
Lajme
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga PDK, Vlora Çitaku sot ka dal në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.
Ajo ka folur për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova pa Qeveri të re, situatë të cilën nuk e ka parë si normale.
“Kosova është në krizë, ka nevojë për institucione. Takimi te presidentja është nesër, më mirë vonë se kurrë dhe besojmë se liderët politik aty do të konfirmojnë a ka shumicë parlamentare apo do të shkojmë në zgjedhje të reja”, ka thënë Çitaku.
Ajo ka thënë se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të marr pjesë në takimin e nesër me presidenten Osmani, e që sipas saj është dashur të mbahet menjëherë pas të dielës.
“Është e qartë që nuk ka shumicë të re parlamentare, nuk ka nevojë për taktizime, vendi ka nevojë për institucione dhe është e qartë që ky Kuvend nuk po arrin të krijoj një shumicë të re. Vendi duhet të shkoj në zgjedhje dhe më pas të ballafaqohemi me sfidat e mëdha që i ka qytetari i Kosovës. Tash e sa muaj flasim për procedura, formalitete, emra të përveçëm e nuk flasim për hallet që ka qytetari i Republikës së Kosovës”, ka thënë Çitaku. /Lajmi.net/