Është e martuar me çek, Afërdita tregon cilën gjuhë do ua mësojë fëmijëve

Dy vite më parë, Afërdita Dreshaj u martua me Jakub Kindl.

ShowBiz

11/04/2020 14:32

Këngëtarja i është përkushtuar në tërësi jetës private, ndërsa ka kohë që nuk ka qenë aktive në profesion, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Afërdita i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve, të cilët e pyesnin rreth gjërave që iu interesonte të dinin rreth saj.

Një nga ndjekësit i shkruan “Cilën gjuhë do ua mësosh fëmijëve tuaj?”, ndërsa ajo habiti me përgjigjen.

“Definitivisht: anglisht, shqip dhe çekisht, dhe çfarëdo tjetër që ata dëshirojnë”, ka shkruar Afërdita. /Lajmi.net/