“Është e domosdoshme të investojmë në të ardhmen e sigurt të Kosovës” – Sveçla vigjilent

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se investimi në të ardhmen e sigurt të Kosovës është e domosdoshme në kohën kur Serbia po mbështet dhe financon terrorizmin. Sveçla ka marrë pjesë sot në hapje të panairit të industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, Eurosatory 2024 në Paris, ku i pranishëm  ishte edhe…

Lajme

17/06/2024 22:42

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se investimi në të ardhmen e sigurt të Kosovës është e domosdoshme në kohën kur Serbia po mbështet dhe financon terrorizmin.

Sveçla ka marrë pjesë sot në hapje të panairit të industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, Eurosatory 2024 në Paris, ku i pranishëm  ishte edhe ministri i Mbrojtjes së Francës, Sebastien Lecornu.

“Në këto kohë të rënda me shumë sfida për demokracinë e sigurinë gjithandej globit, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurt të vendit tonë është domosdoshmëri”, ka shkruar Sveçla në Facebook.