Është bërë gati të kandidojë për kryeministër, por Kurti akoma nuk e njeh flamurin e Kosovës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti akoma nuk po mund t’i pranojë simbolet e shtetit të Kosovës.

Lajme

22/08/2019 21:14

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka zgjedhur rrjetin social Facebook që t’iu drejtohet qytetarëve.

Ai është duke folur për vizitonin e tij që e ka për shtetin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Por ndryshe nga lider tjerë, në tavolinë e tij të punës nuk shihet asnjë prej simboleve të shtetit të Republikës së Kosovës.

Ani pse është gati t’i futet garës për kryeministër të Kosovës, në zyrën e tij shihet vetëm flamuri kombëtarë shqiptar.

Në vazhdimësi, ai është kritikuar për mosnjohjen e shtetit të Kosovë, ku kundërshtarët e tij politik e kanë krahasuar me veprimet e Rusisë e cila nuk e njeh Republikë e Kosovës.

Po ashtu, para pakë ditëve, ai është kritikuar edhe për vizitën e tij në shtetin e Palestinës, shtet ky i cili akoma nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. /Lajmi.net/