“Escobar vjen nesër në Prishtinë” – presidenca ia huq, publikon një njoftim të javës së kaluar

Presidenca e Kosovës ka bërë një gabim teknik gjatë ditës së sotme. Ajo ripërsëriti njoftimin e javës së kaluar mbi ardhjen e Gabriel Escobar në Prishtinë, përcjell lajmi.net. Përmes një reagimi në “Facebook”, nga presidenca kanë kërkuar falje, duke thënë se ishte lëshim teknik. “Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se sot si rrjedhojë…

Lajme

23/03/2023 21:02

Presidenca e Kosovës ka bërë një gabim teknik gjatë ditës së sotme.

Ajo ripërsëriti njoftimin e javës së kaluar mbi ardhjen e Gabriel Escobar në Prishtinë, përcjell lajmi.net.

Përmes një reagimi në “Facebook”, nga presidenca kanë kërkuar falje, duke thënë se ishte lëshim teknik.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se sot si rrjedhojë e një lëshimi teknik është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve z. Escobar: Agjenda mediale e Presidentes Osmani për datën (17 mars 2023)”, thuhet në sqarimin e publikuar.

Më poshtë edhe postimi i plotë: