Escobar e lë për fund Kurtin, dalin detaje për takimin e nesërm

Edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet nesër me emisarin e SHBA-ve për dialogun, Gabriel Escobar. Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net. Zyra e Kryeministrit nuk ka paralajmëruar se do të ketë konferencë për media. Kurti njëherit do të jetë edhe…

Lajme

16/03/2023 21:43

Edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet nesër me emisarin e SHBA-ve për dialogun, Gabriel Escobar.

Takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Zyra e Kryeministrit nuk ka paralajmëruar se do të ketë konferencë për media.

Kurti njëherit do të jetë edhe i fundit nga zyrtarët që Escobar do të takojë në Kosovë.

Të parët që i priti në takim Esobar sot ishin krerët opozitarë. Takimi u zhvillua në Rezidencën e ambasadorit amerikan në kryeqytet.

Në mëngjes, në orën 09:00, Escobar do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani teksa veç një orë më vonë do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. /Lajmi.net/