Esat Shala: Së shpejti do të jemi edhe fizikisht me mijëra dëshmi në Hagë që do të turpërojnë qindra tradhtarë shqiptarë

Esat Shala, aktivist dhe koleksionues i krimeve serbe në Kosovë, ka bërë të ditur se së shpejti do të paraqesin në Gjykatën Speciale në Hagë dëshmi të shumta që, sipas tij, do të ekspozojnë tradhtarë shqiptarë. Në një postim, Shala deklaroi se mijëra dëshmi do të tregojnë për ata që kanë kërkuar azil politik dhe…

Lajme

18/09/2025 20:28

Esat Shala, aktivist dhe koleksionues i krimeve serbe në Kosovë, ka bërë të ditur se së shpejti do të paraqesin në Gjykatën Speciale në Hagë dëshmi të shumta që, sipas tij, do të ekspozojnë tradhtarë shqiptarë.

Në një postim, Shala deklaroi se mijëra dëshmi do të tregojnë për ata që kanë kërkuar azil politik dhe kanë dëshmuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë gjykatë, transmeton lajmi.net.

“Se shpejti do jemi edhe fizikisht me mijëra dëshmi në Hagë që do të turpërojnë qindra tradhtar shqiptar që kanë kërkuar azil politik dhe që kanë dëshmuar në Gjykatën e Hagës kundër UÇK-së. Shihemi së shpejti para ekraneve midis Gjykatës Speciale,” tha Shala.

Ky paralajmërim vjen nga një figurë e njohur për angazhimin e tij në mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë, ndërsa proceset ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së vazhdojnë në Gjykatën Speciale./lajmi.net/