Ermali konfirmon dy super bashkëpunime

Një fotografi e 2po2 dhe Ermal Fejzullahut në Instagram ngjalli dyshime për një bashkëpunim mes dy artistëve.

ShowBiz

23/11/2016 08:18

Këtë sonte e konfirmoi për të parën herë vetë Fejzullahu i cili deklaroi se bashkë me Besnikun do të vijnë në duet, në një produkt muzikor nga Mixey që trajton tematikë me vlerë.

Ermali gjithashtu konfirmoi duetin me Nora Istrefin i cili tashmë është përfunduar, siç edhe raportoi emisioni Prive të Shtunën e para dy javëve.

Këngëtari deklaroi se deri në muajin Shkurt e presin të publikuar katër ose pesë projekte të shoqëruara me videoklipe. /Prive